Sistemi europian i pagesave, bizneset përfitojnë lehtësi për transaksione në tregun e bllokut evropian
2023-12-24 14:40:24

Foto nga RTSH

Me sistemin europian të pagesave, bizneset përfitojnë lehtësi për transaksione në tregun e bllokut evropian.

Ky është angazhimi i Bankës së Shqipërisë për ta bërë Shqipërinë pjesë të tregut europian unik të pagesave, për të cilin është duke u punuar nga viti 2021, bën të ditur “RTSH”.

Sipas ekspertëve, vlerësohet se do të ketë një kontribut domethënës në disa sektorë strategjikë siç është turizmi dhe eksportet me BE-në, ndërkohë që pritet të ndikojë dhe në formalizimin e flukseve të remitancave.

Po ashtu po bashkëpunohet edhe me Bankat Qendrore të Sistemit Evropian, si ajo e Italisë, por edhe me Bankën Qendrore Evropiane për të krijuar kushtet për integrimin në sistemin evropian TIPS.

Banka e Shqipërisë synon edhe gjetjen e një zgjidhjeje për pagesat e shpejta, një instrument që do të mundësojë zhvillimin e projekteve të tjera të qeverisë, si ai mbi zhvillimin e tregtisë elektronike, dixhitalizimit të plotë të fiskalizimit dhe dixhitalizimit të shërbimeve në e-Albania. (Irma)