Anija “Butrinti”, stërvitje në detin Egje me anijet aleate
2023-12-24 12:26:02

Foto nga ATSH

Anija shqiptare “Butrinti” ishte pjesë e një stërvitjeje në detin Egje, shkruan “ATSH”.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndau foto nga kjo stërvitje, teksa theksoi se anija shqiptare “Butrinti” me mision në detin Egje, veç detyrave për parandalimin e emigracionit të paligjshëm zhvilloi edhe një stërvitje me anijet aleate të të njëjtit grup.

Ekuipazhi shqiptar ndërveproi me anijen gjermane “Oldenburg”, greken “HS Mikonos” dhe turken “TCG Kumkale”, për të rritur bashkëpunimin gjatë operacioneve të zbatimit të ligjshmërisë në det, nënvizoi Peleshi. (Irma)