Tirana përzgjidhet si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025
2023-12-22 11:15:40

Ministri Hasani (Foto Atsh)

Tirana është përzgjedhur si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025 nga Unioni për Mesdheun.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, uroi kryeqytetin shqiptar dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, duke theksuar se vizioni evropian për Tiranën do të shfaqë tolerancën, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm për të gjithë rajonin e Mesdheut, përcjell “ATSH”.

Pas titujve si Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe Qyteti Evropian i Sportit, Tirana është shpallur edhe si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025. (Irma)