Kryeministri Rama: Shqipëria zotëron 50% të kapacitetit për anëtarësim në BE
2023-12-19 10:28:17

Foto Atsh

Shqipëria përfundoi me sukses fazën e parë të negociatave, i quajtur procesi “screening”, ndërsa mori një vlerësim pozitiv për përgatitjen e vendit nga Komisioni Evropian, deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë takimit me skuadrën negociatore të integrimit evropian.

Sipas kryeministrit Rama, Shqipëria sot zotëron mbi 50% të kapacitetit për t’u siguruar gati për anëtarësim në BE, shkruan “ATSH”.

Rama kërkoi që puna për fazat e tjera të procesit të integrimit të vijojë me të njëjtin ritëm. “Është në dorën tonë që ta përshpejtojmë procesin”,- tha kryeministri Rama, i cili theksoi se inteligjenca artificiale do të bëjë të mundur shmangien e shkrimit të 300 mijë faqeve për masat ligjore sipas kuadrit evropian. (Fatosi)