BE-ja starton projekte me ndikim në mjedis në Shqipëri
2023-12-19 16:24:28

Panele (Foto Atsh)

Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka nisur “Fushatën e Gjelbër”, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë, politikëbërësve, shoqërisë civile, bizneseve dhe aktorëve të tjerë rreth çështjeve mjedisore që prekin vendin, shkruan “ATSH”.

Nën moton, “Bashkoju rrugëtimit të gjelbër, Evropa është këtu”, fushata synon jo vetëm të ndërgjegjësojë shqiptarët për ndikimin e veprimeve të tyre në mjedis, por edhe të nxjerrë në pah se si po e ndihmon BE-ja vendin për mbrojtjen e biodiversitetit të tij dhe për të luftuar degradimin e mjedisit.

Gjatë dhjetë viteve të fundit në mbështetje të mbrojtjes së mjedisit dhe diversifikimit të natyrës në Shqipëri janë investuar 210 milionë euro nga BE-ja. (Fatosi)