Shqyrtimi i kërkesës për arrestimin e tij, Berisha e cilëson antikushtetues: Beteja nis në rrugë
2023-12-19 16:42:40

Protesta e opozites (Foto Shqiptarja..com)

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha e konsideroi kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e tij dhe mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Parlament, si shkelje të Kushtetutës, njofton “RTSH”.

“Nuk mund të pranoja një poshtërim publik të tillë të institucionit që me Kushtetutë është institucioni qendror i Republikës Parlamentare”, tha ai në një konferencë për shtyp të hënën.

Berisha tha se prej të hënës nis beteja e demokratëve në rrugë, e cila do të transferohet gjithashtu edhe në Parlament.

“Do të jemi një grup fare modest, por do të jemi luftëtarët e parë në rrugë, luftëtarë të lirisë”, u shpreh Berisha.

Selia e Kryesisë së Parlamentit shqiptar ishte rrethuar nga rojet e gardës dhe rreth 700 forca policie.

Sali Berisha, që drejton një fraksion të PD-së në opozitë, akuzohet për korrupsion pasiv në kohën kur ka qenë kryeministër i Shqipërisë në vitet 2005-2015.

Sipas dispozitave ligjore, një vepër e tillë penale dënohet me 4-12 vite burg. (Fatosi)