Raporti “Open Data 2023”: Shqipëria nën monitorim evropian
2023-12-19 10:26:17

Foto Rtsh

Bashkimi Evropian ka përfshirë edhe Shqipërinë dhe Rajonin në raportin e nëntë vjetor evropian për nivelin e maturimit të të dhënave të hapura në të gjithë Evropën, njofton “RTSH”.

Shqipëria ka shënuar vitin e kaluar një hyrje prej 40% të nivelit evropian të sistemit të të dhënave, ndërkohë që rritja e këtij viti konstatohet në 42%.

Niveli aktual i Shqipërisë në raport me 34 vendet e tjera të raportit është sfidues, ndërkohë që në njërin prej treguesve të cilësisë së të dhënave, kapërcen mesataren evropiane.

Shtetet anëtare të BE-së kanë rritur maturimin mesatar të të dhënave të hapura nga 79% në vitin 2022 në 83% këtë vit, me performanca të spikatura nga Sllovakia dhe Letonia.

Ndër vendet kandidate, rritjen më të ndjeshme në baza vjetore në rezultatin e përgjithshëm e ka arritur Mali i Zi. (Fatosi)