Përfundon restaurimi i ikonës së Muzeut “Onufri” në Berat
2023-12-18 15:06:59

Foto Atsh

Ndërhyrja restauruese e ikonës “Shën Gjergji dhe Shën Dhimitri”, pjesë e fondit ikonografik në Muzeun “Onufri”, ka përfunduar ditët e fundit.

Restaurimi është bërë në laboratorin e Konservimit e Restaurimit në Muzeun Ikonografik “Onufri” në Berat, njofton “ATSH”.

Ikona është vepër e fund shek. XIX nga autor anonim me dimension 27x60 cm.

Ajo paraqet imazhin e dy shenjtorëve mbi kuaj, në një skenë të kompozuar horizontalisht.

Majtas paraqitet Shën Gjergji i hipur mbi kalin e bardhë duke goditur me heshtë dragoin, kurse djathtas paraqitet Shën Dhimitri i hipur mbi kalin e kuq, i cili ka goditur me heshtë ushtarin pagan të shtrirë para tij.

E gjithë ikona spikat për larminë e ngjyrave dhe një frymë gati moderne në artin ikonografik të kohës. (Fatosi)