Ministri Balla: Do ta shndërrojmë Tropojën në një destinacion të rëndësishëm turistik
2023-12-18 14:17:17

Foto Panorama

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi një vizitë në Tropojë, ku u takua me drejtues të institucioneve vendore, nga ku premtoi për ta shndërruar qytetin verior shqiptar në një destinacion të rëndësishëm turistik, njofton “RTSH”.

Ministri Balla theksoi se në Tropojë gjatë viteve të fundit është investuar më shumë se në të gjitha qeveritë e tjera të marra së bashku, investime të cilat do të vijojnë edhe në vitin 2024.

Dy javë nga mbyllja e vitit 2023, numri i turistëve në Tropojë po i afrohet 200.000 vizitorë.

Lidhja përmes bjeshkëve me Malin e Zi dhe hapja e pikës së kalimit kufitar, sipas ekspertëve, do ta rriste ndjeshëm numrin e turistëve në Tropojë.

“Tropoja është e bekuar nga Zoti, me pasuritë natyrore, me njerëz të mirë e punëtorë. Le t'i shfrytëzojmë këto për ta kthyer në destinacion të agroturizmit”,-  tha ministri Balla. (Fatosi)