Sunak pas takimit me Ramën e Melonin: Së bashku do të ndalojmë gomonet
2023-12-18 10:24:28

Foto Rtsh

Shqipëria, Britania e Madhe dhe Italia do të bashkëpunojnë kundër emigracionit ilegal, u bë e ditur në faqen zyrtare të kryeministrit britanik Rishi Sunak në rrjete sociale pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Sipas Sunak, në takimin trepalësh është rënë dakord që së bashku të punojnë për të parandaluar emigracionin e paligjshëm drejt Britanisë.

“Kemi rënë dakord të intensifikojnë punën e përbashkët për të trajtuar emigracionin ilegal dhe për të luftuar bandat e organizuara të kontrabandës së njerëzve që e ushqejnë atë. Së bashku, ne do të ndalojmë gomonet”,- shkruan kryeministri britanik në “Facebook”. (Fatosi)