Mbi 6.6 milionë udhëtarë në 11 muaj kanë udhëtuar nga aeroporti i Tiranës
2023-12-18 11:34:09

Aeroporti i Rinasit (Foto Netirane)

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë ka pasur një fluks të madh lëvizjesh këtë vit.

Drejtoria e Kufirit në Rinas bëri të ditur se nga janari në nëntor përmes Aeroportit të Rinasit kanë udhëtuar 6.606.500 pasagjerë, njofton “RTSH”.

Sipas të dhënave zyrtare, kjo është një shifër 39 për qind më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2022.

Aktualisht, aeroporti i Tiranës vlerësohet si më i madhi për 6 vendet e Ballkanit.  (Fatosi)