Elon Musk takon Ramën në Romë: Do të më pëlqente të vizitoja Shqipërinë
2023-12-18 10:27:29

Foto Rtsh

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ndërsa zhvilloi një vizitë në Itali, u takua në Romë me themeluesin e “Space X” dhe pronarin e rrjetit social “X”, Elon Musk, njofton “ATSH”.

“Me Mister X në Romë”, shkroi kryeministri Rama në rrjetet sociale, duke ndarë foto nga takimi me Elon Musk.

Në bisedën e tij me kryeministrin Rama, Elon Musk u shpreh se do t’i pëlqente të vizitonte Shqipërinë.

“Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, por mbi të gjitha e sigurt që s’do të pendohesh”, citohet t’i ketë thënë kryeministri shqiptar.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhej në Romë me ftesë të homologes italiane Giorgia Meloni, ku mori pjesë në ditët e politikës, kulturës, debatit në “Atreju 2023”. (Fatosi)