Hungaria përfiton akses në fondet e BE-së prej 10 miliardë eurosh
2023-12-15 14:06:17

CFP

CFP

Ministri i Zhvillimit Rajonal i Hungarisë, Tibor Navracsics, përshëndeti vendimin e Komisionit Evropian për t’i dhënë akses vendit në fondet e ngrira më parë të BE-së të destinuara për Hungarinë prej 10.2 miliardë euro (10.88 miliardë dollarë amerikanë), shkruan “Xinhua”.

“Pas një viti negociatash të vështira, KE-ja pranoi se Hungaria ka përmbushur kushtet që e lejojnë atë të ketë akses te financimi”,- bëri të ditur Navracsics në një postim në “Facebook”.

“Pas një vlerësimi të plotë dhe disa shkëmbimesh me qeverinë hungareze, KE-ja konsideron se Hungaria ka marrë masat që u zotua të marrë në mënyrë që Komisioni Evropian të konsiderojë se kushti horizontal i mundshëm për Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së është përmbushur në atë që ka të bëjë me pavarësinë e gjyqësorit. Kjo do të thotë se një pjesë e financimit të lartpërmendur nuk do të bllokohet më dhe për këtë arsye Hungaria mund të fillojë të kërkojë rimbursime deri në rreth 10.2 miliardë euro”,- thuhet në deklaratën e Komisionit Evropian.

 Megjithatë, një këst më i madh ndihme, në total 21 miliardë euro, mbetet i ngrirë për shkak të çështjeve që lidhen me ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, rreziqet ndaj lirisë akademike dhe të drejtës për azil, shpjegoi KE-ja. (Irma)