INSTAT-i: Gjatë nëntorit ushqimet, qiratë dhe energjia i kushtuan më shtrenjtë shqiptarëve
2023-12-15 10:56:29

Treg ne Shqiperi (Foto Infoshqip)

Treg ne Shqiperi (Foto Infoshqip)

Instituti i Statistikave bëri të ditur se indeksi i çmimit të konsumatorit në muajin nëntor shënoi vlerën 3.9%.

Sipas të dhënave, ushqimet, qiratë, energjia dhe uji i kushtuan më shtrenjtë shqiptarëve gjatë nëntorit, shkruan “RTSH”.

Por krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, çmimet janë të ulëta. Ushqimet përsuan rritje me afro 2.5%. Këtë tendencë pati edhe shërbimi i hotelerisë dhe restoranteve. Një rritje të lehtë pësuan edhe veshjet dhe këpucët.  Krahasuar me muajin tetor 2023, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u ulën me me 0.2% dhe “Komunikimi” me 0.1%. (Irma)