Kompanitë kineze nisin ndërtimin e autostradës së shpejtë në Serbi
2023-12-15 10:23:01

Kompanitë kineze nisën zyrtarisht ndërtimin e autostradës serbe Backi Breg-Srpska Crnja. Rruga prej 186 km pritet të përmirësojë lidhjen rajonale dhe të nxisë rritjen ekonomike, shkruan “Xinhua”.

Ceremonia në Serbinë veriperëndimore u ndoq nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i vendit, Millosh Vuçeviç, ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç, ambasadori kinez në Serbi, Li Ming, ndër të tjerë.

Ministri Vesiç theksoi ndikimin transformues të autostradës së shpejtë në jetën e qytetarëve në rajon, duke thënë se kjo do të lehtësojë investimet, do të krijojë vende pune dhe do të përmirësojë standardin e jetesës.

Ambasadori kinez, Li Ming, shprehu krenarinë për bashkëpunimin mes Kinës dhe Serbisë në këtë projekt infrastrukturor, duke e konsideruar atë simbol të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy kombeve.

“Kina është shumë krenare që punon me Serbinë për të ndërtuar infrastrukturën e saj. Ky event është një tjetër simbol i miqësisë midis Kinës dhe Serbisë”,- tha ai. (Irma)