BSH: Investimet e huaja direkte, gati 1.1 miliardë euro gjatë 9-mujorit
2023-12-14 11:27:43

Foto nga ATSH

Investimet e huaja direkte arritën vlerën e gati 1.1 miliardë eurove gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, duke shënuar kështu edhe vlerën më të lartë historike.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, sektorin e hidrokarbureve, sektorin e energjetikës, si dhe ndërmjetësimit financiar, citon “ATSH”.

Kontributi kryesor në rritje erdhi nga investimet e kapitalit të ri, që arritën në 214 milionë euro, 41% më shumë krahasuar me tremujorin e tretë të 2022-shit. Ndërmarrjet me aksioner të huaj gjatë 9-mujorit kanë riinvestuar fitime në vlerën e 575 milionë eurove ose sa 53% e investimeve të huaja direkte gjatë kësaj periudhe. (Elona)