Urgjencat pediatrike, ministrja Koçiu: Katër qendra shëndetësore në Tiranë shërbim 24 orë edhe në fundjavë
2023-12-14 11:10:13

Urgjencat (Foto ATSH)

Urgjencat (Foto ATSH)

Katër qendra shëndetësore në Tiranë do të jenë në shërbim 24 orë edhe gjatë fundjavës, për urgjencat pediatrike.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, në një postim në rrjetet sociale.

Sipas ministres Koçiu, vendimi për funksionimin 24 orë të këtyre qendrave u mor për të lehtësuar fluksin e shtuar dhe për të reduktuar kohën e pritjes në urgjencën e Spitalit Pediatrik pranë QSUT-së.

Me uljen e temperaturave në vend në këto ditë dimri po qarkullojnë një sërë virozash stinore, ku kategoria më e rrezikuar janë fëmijët. (Elona)