Marrëveshja për refugjatët me Italinë, mbi 700 qytetarë lezhjanë i kërkojnë Parlamentit mos të votohet
2023-12-14 10:03:42

Qytetarë lezhjane (Foto RTSH)

Qytetarë lezhjane (Foto RTSH)

Një ditë para se Parlamenti shqiptar të diskutojë ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët, qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Lezhë i kanë dërguar një peticion Kuvendit.  

Mbi 700 qytetarë që kanë firmosur peticionin kërkojnë që marrëveshja mos të miratohet, bën të ditur “RTSH”.

Ata thonë se ngritja e kampeve të refugjateve në qarkun e tyre do të sjellë pasoja në jetën social-ekonomike dhe sigurinë publike në Lezhë.

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë e kthen Lezhën në qendër pritëse për refugjatët nga vendet e treta, të cilët do të hyjnë përmes portit të Shëngjinit dhe do të akomodohen në zonën e Gjadrit.

Numri i refugjatëve që do të qëndrojnë në kampe derisa të përpunohen dokumentet e tyre të qëndrimit në Itali nuk do t’i kalojë 3000. (Elona)