Kryeministri Rama: Në vitin 2024 nis ndërtimi i godinës së re të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore 2
2023-12-13 16:20:57

Urgjenca (Foto ATSH)

Urgjenca (Foto ATSH)

Brenda vitit 2024 do të nisë ndërtimi i godinës së re të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore 2. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama theksoi se ky është një investim i rëndësishëm që do të lehtësojë dhe mbështesë më tej mirëfunksionimin e kësaj qendre.

Kreu i qeverisë shprehu mirënjohje për punën e palodhur që stafi i urgjencës mjekësore bën çdo ditë në shërbim të qytetarëve.

Me ndërtimin e Qendrës së dytë Kombëtare të Urgjencës Mjekësore do të mbështetet më tej mirëfunksionimi i urgjencës. Urgjenca kombëtare mbetet një nga boshtet kryesore dhe më të forta të sistemit shëndetësor, e cila kryen 350 deri në 400 misione në banesë dhe pret 1500 deri në 2000 telefonata në ditë nga e gjithë Shqipëria. (Elona)