BE: Masat ndaj Kosovës mund të hiqen nëse ka përparim në përmbushjen e kërkesave
2023-12-12 21:51:04

foto nga CFP

foto nga CFP

Ministrat e Bashkimit Evropian janë duke diskutuar të martën në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, për paketën e zgjerimit të bllokut evropian. Në pjesën e konkluzioneve, ku flitet për Kosovën, Këshilli i BE-së do të ftojë Kosovën që të bëjë më shumë në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërkohë që mirëpret hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, që do të nisë më 1 janar të vitit të ardhshëm, njoftoi ATSH.

Pjesa më e madhe e konkluzioneve, që i kushtohet Kosovës, ka të bëjë me situatën e sigurisë në veri dhe me dialogun me Serbinë.

Këto porosi janë edhe në pjesën e konkluzioneve për Serbinë.