Në Muzen Historik Kombëtar zhvillohet edicioni i 9-të i ekspozitës “Plein air”
2023-12-12 11:14:25

Ekspozita (Foto Sotnews)

Ekspozita (Foto Sotnews)

Në Muzen Historik Kombëtar në Tiranë zhvillohet edicioni i 9-të i ekspozitës “Plein air”, ku marrin pjesë disa nga mjeshtrit shqiptarë të peizazhit, shkuan “ATSH”.

Në këtë edicion janë paraqitur 48 punime të përzgjedhura nga krijimtaria e këtij viti e 12 piktorëve të peizazhit.

“Plein air” ka një specifikë të veçantë, sepse përzgjidhen peizazhet që janë të bëra direkt në natyrë.

Organizatorët mendojnë që në vijim “Plein air” të transformohet në një ekspozitë shëtitëse ku veprat të ekspozohen dhe në qytete të tjera.

Ekspozita “Plein air” do të qëndrojë deri më 14 dhjetor në Muzeun Historik Kombëtar. (Fatosi)