Dita Ndërkombëtare e Maleve, presidenti Begaj: Nderojmë thesaret tona natyrore
2023-12-12 10:18:54

Malet shqiptare (Foto Lajme,org)

Malet shqiptare (Foto Lajme,org)

Presidenti shqiptar Bajram Begaj, në Ditën Ndërkombëtare të Maleve, deklaroi përmes një postimi në rrjetet sociale, cituar nga mediet shqiptare, se bukuria e mahnitshme e maleve është thirrje e përhershme për rëndësinë e ruajtjes së këtyre peizazheve të mrekullueshme.

Shqipëria është një vend ku 2/3 e territorit e zënë malet. Në vend regjistrohen 65 maja me lartësi mbi 2000 metra. Maja më e lartë është Korabi 2764 metra.

Turizmi malor tërheq rreth 15-20% të turizmit global.

Dita Ndërkombëtare e Maleve u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 11 dhjetor 2003. Ajo vë në dukje nevojën e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm mbi rëndësinë e maleve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit të tyre për të ruajtur cilësinë e jetës së njerëzve. (Fatosi)