Shtohen thirrjet për riatdhesimin e relikteve kulturore që gjenden në Muzeun Britanik
2023-12-12 16:56:20

Mosmarrëveshja në vazhdim mes Britanisë dhe Greqisë mbi riatdhesimin e artefakteve kulturore po intensifikohet. Megjithëse është shumë i njohur në mbarë botën, shumica e koleksioneve të Muzeut Britanik është rezultati i ekspansionit kolonal dhe plaçkave të luftës. Kohët e fundit, ky muze është bërë përsëri fokusi i vëmendjes ndërkombëtare.

Përgjatë viteve, vende të ndryshme, duke përfshirë Kinën, Greqinë, Nigerinë, Etiopinë, Egjiptin dhe Kilin, kanë kërkuar vazhdimisht kthimin e relikteve nga qeveria britanike. Në platformat e medias shoqërore kineze i bëhet gjithashtu thirrje Muzeut Britanik që të kthejë reliktet kineze, veçanërisht ato të marra nëpër ekspansionit kolonial dhe grabitjeve të luftës.

CFP

CFP

Sipas UNESCO-s, ekzistojnë të paktën 1.64 milionë copë reliktesh kineze në mbi 200 muze në tërë botën. Vetëm Muzeu Britanik përmban 23 000 ndër to. Tre ndër dhjetë thesaret kryesore të këtij muzeu janë nga Kina: "Këshillat e instruktores ndaj zonjave të oborrit", Muralet e Dunhuang-ut dhe "Vazot e Davidit".

Ndonëse etiketohen se kanë origjinë "të ligjshme", shumica e këtyre artifakteve janë marrë nëpërmjet luftës, vjedhjes dhe blerjes në tregun e zi, kryesisht brenda 100 vjetëve nga Luftërat e Opiumit deri në formimin e Republikës Popullore të Kinës.

Gjatë Luftërave të Opiumit, parku shekullor "Yuanmingyuan" në Pekin u dogj dhe u grabit plotësisht, duke shkaktuar humbjen e artifakteve të panumërta, disa ndër të cilat përfunduan në Muzeun Britanik, duke përfshirë skulptura bronzi, porcelan, enë nefriti dhe piktura.

CFP

CFP

Në vitin 1900, Aleanca e 8 Vendeve pushtoi Kinën me pretekstin e mbrojtjes së interesave të tyre. Por ata bënë aktivitete brutale plaçkitjeje.

Duke filluar prej vitit 1907, individë nga Britania, Franca, Japonia, Rusia dhe ShBA-ja shkuan në rajonin e Kinës Veriperëndimore, nën "maskën e eksplorimit shkencor" dhe "aventurës". Ata përdorën mjete të ndryshme për të shtënë në dorë pikturat e çmuara dorëshkrime nga Shpellat "Mogao" të Dunhuang-ut me çmime të ulëta.

Eksploruesi britanik Marc Aurel Stein mori 24 kuti me piktura rrotull, pesë kuti me piktura mëndafshi dhe murale, dhe 570 vepra letrare gjatë dy vizitave. Tani Muzeu Britanik ka 13 700 relikte të Dunhuang-ut, duke pasur koleksionin më të madh të botës.

CFP

CFP

Në gusht të vitit 2023, baza e të dhënave në internet e Muzeut Britanik listoi 2.2 milionë objekte nga 212 vende, duke përfshirë relikte nga Iraku, Italia, Egjipti, Franca, Turqia, Gjermania, Greqia, India dhe Kina.

Britania i ka refuzuar kërkesat për kthimin e thesareve, duke cituar "mbrojtjen e sigurisë kulturore" në bazë të Aktit të Muzeut Britanik të vitit 1963, i cili ndalon kthimin e objekteve të koleksionuara.

CFP

CFP

Por në gusht të këtij viti u zbulua se afro 2 000 thesare të Muzeut Britanik kanë humbur, disa prej të cilave ishin ofruar për shitje në internet, gjë që ka vënë në dyshim aftësinë e muzeut për mbrojtjen e objekteve që zotëron.

Përveç thirrjes së Greqisë për riatdhesimin e Skulpturave të "Parthenon"-it, edhe Nigeria kërkon kthimin e Skulpturave të Bronzta të Beninit. Në të njëjtën kohë, banorët Rapa Nui të Ishullit të Pashkëve në brigjet e Kilit kërkojnë gjithashtu kthimin e statujave  "moai" të tyre.

CFP

CFP