Lajçak: Bisedime të veçanta me negociatorët kryesorë të Serbisë dhe Kosovës
2023-12-12 11:29:05

Lajcak (Foto Rtsh)

Lajcak (Foto Rtsh)

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deklaroi se gjatë ditëve të fundit në Bruksel, ai dhe ekipi i tij po përgatiten për bisedimet e ardhshme të veçanta me negociatorët kryesorë të Kosovës dhe Serbisë, njofton “RTSH”.

Lajçak, ka deklaruar se ka pasur një shkëmbim të hapur mendimesh me anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Bundestagut gjerman, të cilët sikurse u shpreh ai, janë të përkushtuar mbi të ardhmen europiane të rajonit.

“Biseduam për shtysën e re për zgjerimin e BE-së dhe i informova për gjendjen e dialogut dhe hapat e ardhshëm. I jam mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen e fuqishme të punës sime, përfshirjen e saj në Ballkan dhe përkushtimin e saj për të ardhmen evropiane të Rajonit”, shkroi Lajçak në një postim në “Facebook”.  (Fatosi)