5 shkolla në Tiranë përdorin energjinë elektrike fotovoltaike
2023-12-11 16:02:36

Panele diellore (Foto Gazetadita)

Panele diellore (Foto Gazetadita)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se që nga fundjava e kaluar 5 shkolla në kryeqytetin shqiptar përdorin energjinë elektrike që prodhojnë nëpërmjet paneleve fotovoltaikë, njofton “ATSH”.

Sipas tij, kjo ka sjellë reduktimin e 27.000 kilogramë dyoksid karboni në mjedis, por edhe kursim financiar.

“Falë “Sunny School” rrisim pavarësinë energjike të shkollave duke fuqizuar përpjekjet kundër ndryshimeve klimaterike”,- tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj falënderoi fondacionin “Soros Shqipëri – OSFA” për mbështetjen.

Pas digjitalizimit të shumë prej shërbimeve, në kryeqytetin shqiptar ka nisur puna për vendosjen e impianteve fotovoltaike nëpër shkolla. (Fatosi)