Memoriali i Skënderbeut në Lezhë u vizitua nga mbi 17 mijë persona në 10 muajt e parë të vitit
2023-12-11 19:39:39

Skenderbeu (Foto Rtsh)

Skenderbeu (Foto Rtsh)

Memoriali i heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë është një prej aseteve turistike më të vizituara.

Sipas të dhënave zyrtare, në 10-mujorin e parë të vitit, memoriali i Skënderbeut është vizituar nga mbi 17 mijë persona, duke arritur numrin më të lartë të turistëve që prej ngritjes së këtij institucioni në vitin 1981, njofton “RTSH”.

Bashkëpunimi me agjencitë turistike dhe promovimi që i po i bëhet në vazhdimësi Lezhës, duket se ka ndikuar në këtë bum turistik gjatë vitit 2023. (Fatosi)