Publikohet projekti fitues i Qendrës Multifunksionale të Vjosës
2023-12-11 14:43:22

Vjosa (Foto Atsh)

Vjosa (Foto Atsh)

Parku Kombëtar “Lumi Vjosa” do të ketë Qendrën Multifunksionale dhe Stacionet e Informimit, projekt që do të zbatohet nga studioja projektuese daneze “CEBRA A/S & Arup International Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO”, njofton “ATSH”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndau projektin fitues, duke theksuar se ai do të hapë perpsektivën e të ardhmes.  

Projekti i dizajnit të grupit “CEBRA A/S & Arup International Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO” u vlerësua si më afër zgjidhjeve arkitektonike në harmoni të plotë me natyrën dhe peizazhin si dhe për nxjerrjen në pah të vlerave natyrore, kulturore, trashëgiminë e historinë e zonës.

Lumi i Vjosës, si lumi i fundit i egër në Europë, u shpall në mars të këtij viti nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë, thjesht park natyror. (Fatosi)