Provinca kineze Zhejiang promovon turizmin kulturor në Bullgari
2023-12-09 18:21:56

Një delegacion nga provinca Zhejiang e Kinës mirëpriti turistët bullgarë në një forum të zhvilluar në Sofje që promovon atraksionet e krahinës. 

Gjatë aktivitetit, audienca shijoi një prezantim video rreth Zhejiang, një ekspozitë fotografike, një performancë të instrumenteve muzikore tradicionale kineze dhe një ceremoni çaji, shkruan “Xinhua”.

Hu Wei, zëvendësguvernator i Zhejiang, tha se ngjarja në Qendrën Kulturore të Kinës shfaqi peizazhin e bukur të provincës së tij, trashëgiminë kulturore dhe gjallërinë dinamike. 

“Shpresojmë ta përdorim këtë ngjarje si një mundësi të rëndësishme për të vazhduar thellimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit në kulturë, turizëm dhe fusha të tjera”,- tha Hu. 

Wang Min, e ngarkuara me punë e Ambasadës Kineze në Bullgari, deklaroi se shpreson që shkëmbimet ndërpersonale dhe kulturore, si dhe bashkëpunimi praktik, midis Kinës dhe Bullgarisë të rriten.

“Në të njëjtën kohë, shpresoj të shoh më shumë miq bullgarë të vizitojnë Kinën”,- tha ajo. 

Drejtori i Qendrës Kulturore të Kinës në Sofje, Hong Hai, prezantoi në Bullgari markën kombëtare të turizmit të Kinës, “Nihao ('Përshëndetje' në kinezisht) Kina”.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe zëvendësministrja bullgare e Turizmit, Irena Georgieva. Ajo tha se ministria e saj i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve bullgaro-kineze në turizëm dhe mbështet iniciativat për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në këtë fushë. (Irma)