Rama: Rishikim i zonave të mbrojtura, në ekuilibër me perspektivën ekonomike
2023-12-07 10:26:14

Kryeministri Edi Rama njoftoi të mërkurën se qeveria është në një fazë rishikimi të zonave të mbrojtura. Në fjalën e tij në prezantimin e tre ideve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës, Rama u shpreh se janë në një fazë rishikimi të zonave që mbrojtura, si rezultat i një kërkese të vazhdueshme këmbëngulëse të një numri të konsiderueshëm kryetarësh bashkish, të cilët janë të vetëdijshëm për nevojën e konsolidimit të natyrës, por të cilët janë natyrshëm me ambicie dhe nën presionin e madh për zhvillim ekonomik dhe social. Dhe kombinimi i këtyre të dyjave është një domosdoshmëri, sipas kryeministrit, citon “ATSH”.

Vendimi për Parkun Kombëtar të Vjosës, sipas kryeministrit, është nga vendimet më të mëdha dhe më të guximshme dhe më të rëndësishme për të ardhmen që një qeveri mund të merrte.

Kreu i qeverisë shprehu bindjen e plotë që ky projekt do të hapë shtegun e  perspektivës së të ardhmes edhe për njerëzit që jetojnë në mes të kësaj mrekullie të natyrës. (Elona)