Një tjetër pasuri e Shqipërisë bëhet pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit
2023-12-07 16:37:11

Foto nga  Facebook Ministria e Kultures

Në Konferencën XVIII të Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s u vendos pranimi i Transumancës, shtegtimit të bagëtive dhe riteve që e shoqërojnë atë, ku Shqipëria kandidonte bashkë me shtete të tjera, që këtë dukuri e kanë traditë.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja shqiptare e Kulturës, Elva Margariti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu mirënjohje për të gjithë ekipin e ekspertëve që hartuan dosjen, si dhe mbështetësit financiarë të këtij procesi, “The AADF”.

“Së bashku ia dolëm dhe jemi besimplotë që kjo listë do të pasurohet me të tjera dukuri shqiptare”,- shkruan ministrja Margariti.

Shqipëria aplikoi në një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Luksenburgun dhe Rumaninë. (Elona)