Kumbaro: Shqipëria pjesë e Unionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës
2023-12-07 10:30:34

Foto nga RTSH

Shqipëria i është bashkuar një tjetër tryeze të rëndësishme ndërkombëtare. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se vendi është anëtarësuar në Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës (IUCN).

Ministrja u shpreh se projektligji është dërguar tashmë në Kuvend dhe pritet të miratohet brenda këtij viti, bën të ditur “RTSH”.

“Ishte Vjosa nxitja ose të themi kumbara e anëtarësimit të Shqipërisë në IUCN, Unioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës, që qeveria tani e ka miratuar, e kemi dërguar në parlament dhe brenda vitit e miratojnë si ligj, për ta ulur Shqipërinë në tavolinën më të madhe globale për natyrën, që nuk mendohej para disa vitesh”, - u shpreh ministrja.

Lajmin Kumbaro e bëri të ditur në organizimin për prezantimin e tre ideve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës. Në garë janë tre kompani nga Holanda, Danimarka dhe Spanja. (Elona)