Emigrantët, qeveria italiane miraton marrëveshjen Rama-Meloni
2023-12-07 10:41:56

Foto nga RTSH

Këshilli i Ministrave i Italisë i jep dritën jeshile projektligjit që ratifikon marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e emigrantëve.

Bisedimet mes emigrantëve në Shqipëri dhe avokatëve të tyre do të zhvillohen me video, ndërsa shkëmbimi i dokumenteve do të bëhet me email të certifikuar, citon “RTSH” marrëveshjen.

Po ashtu janë planifikuar edhe videokonferenca për seancat dëgjimore me magjistratët e Romës, të cilët do të duhet të vendosin për ankesat e paraqitura

Deri më 5 dhjetor 2023, në bregdetin italian kishin zbritur 152.882 emigrantë, më shumë se dyfishi i numrit të regjistruar në vitin 2021.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, në fakt, dy vjet më parë kishte 63.062 të ardhur, ndërsa në 2022-shin ishin 95.758. Shumica e emigrantëve janë nga Afrika e Veriut. (Elona)