8 maji është caktuar si data e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, presidencialet më 24 prill
2023-12-06 14:58:56

Foto nga VCG

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se partitë politike parlamentare në Maqedoninë e Veriut arritën marrëveshjen për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare më 8 maj 2024.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të zhvillohet më 24 prill, ndërsa balotazhi më 8 maj, shkruan “ATSH”.

Sipas Kovaçevskit, në takimin e liderëve ka pasur koncensus jashtëzakonisht të gjerë për vërejtjet për legjislacionin zgjedhor, respektivisht për Kodin Zgjedhor, në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Gjithashtu, Kovaçevski informoi se Komiteti Ekzekutiv i LSDM-së ka marrë vendimin për formimin e Frontit Evropian dhe për zgjedhjen e kandidatit për zgjedhjet presidenciale. (Irma)