Fermerët shqiptarë duhet ta tërheqin naftën pa akcizë deri në fund të dhjetorit
2023-12-05 17:28:40

Bujqesia (Foto Oranews)

Bujqesia (Foto Oranews)

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u bëri thirrje fermerëve shqiptarë që  kanë aplikuar për naftë pa akcizë ta tërheqin atë deri në fund të dhjetorit, njofton “ATSH”.

Deri tani janë 33.462 fermerë përfitues, të cilët janë pajisur me kartën e naftës për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.

Nëpërmjet kësaj mase, e cila ka për qëllim uljen e kostove, fermerët përfitojnë mesatarisht 70-100 litra naftë falas për çdo hektar tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore.

Sipas autoriteteve, interesi i fermerëve për të përfituar nga Skema Kombëtare është tejet i lartë dhe kjo falë mbështetjes financiare për këtë sektor. (Fatosi)