Filmi i shkurtër shqiptar fiton çmimin e parë në Athinë
2023-12-05 16:01:17

Filmi shqiptar ne Athine (Foto Atsh)

Filmi shqiptar ne Athine (Foto Atsh)

Filmi “Sheets” i regjisores shqiptare Evi Gjoni fiton çmimin “Filmi më i mirë i shkurtër” në Festivalin e Filmit në kryeqytetin grek, Athinë.

Suksesi në “Athens Short Film Festival” vjen pas çmimit të marrë gajtë këtij viti në Festivalin e Filmit në Trieste, në Itali, njofton “ATSH”.

Filmi “Sheets” trajton historinë e një familjeje në një sistem totalitar. Të mbetur në dilemën e të raportuarit apo jo tek autoritetet të një familjeje emigrantësh, ai vë në provë dinjitetin njerëzor përballë instiktit për të mbijetuar.

Në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Athinë gjithsej 1.585 aplikime, mes të cilëve u përzgjodhën për t’u shfaqur 35 prej tyre. (Fatosi)