Veriu i Shqipërisë përfshihet nga reshje dëbore
2023-12-05 16:32:06

Rreshje debore (Foto Facebook Autoriteti Rrugor Shqiptar)

Rreshje debore (Foto Facebook Autoriteti Rrugor Shqiptar)

Reshjet e dëborës në veri të Shqipërisë kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se gjatë natës së të hënës ka pasur reshje dëbore në akset Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth.

Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës, njofton “ATSH”.

Ndonëse qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale, ARRSH-ja u kërkon drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. (Fatosi)