Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për mijëra pensionistë shqiptarë
2023-12-05 15:22:08

Pensionistet (Foto Atsh)

Pensionistet (Foto Atsh)

Prej të hënës nisi shpërndarja e bonusit për 700 mijë pensionistë shqiptarë me rastin e Vitit të Ri.

Këshilli i Ministrave ka ndarë një fond prej 3.5 miliardë lekësh për pensionistët dhe kategoritë e tjera që përfitojnë trajtime financiare, njofton “RTSH”.

Bonusi prej 5 mijë lekësh do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.

Që prej 1 tetorit pensionistët e të gjitha kategorive kanë përfituar indeksimin në masën 8.6% të pensioneve të tyre. (Fatosi)