Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara, presidenti Begaj: Të respektohen të drejtat e garantuara me ligj
2023-12-04 10:39:34

(Foto nga Facebook Presidenca shqiptare)

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, presidenti shqiptar Bajram Begaj përcolli një mesazh duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre, shkruan “ATSH”.

“Le t’i shtojmë përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen ata, në veçanti fëmijët. Të zbatohen dhe respektohen të drejtat e tyre të garantuara me ligj, për më tepër përfshirje, punësim dhe mbrojtje sociale. Të bëhemi bashkë në jetësimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm që gjithkush të ndihet i vlerësuar e të ketë një jetë dinjitoze”,- bëri thirrje presidenti.

Sipas të dhënave, rreth 6.2% e popullsisë në moshë madhore në Shqipëri ka deklaruar se ka të paktën një aftësi të kufizuar.  (Fatosi)