Shqipëria në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s, ambasadorja Kadare: Sukses i rëndësishëm diplomatik
2023-12-04 14:35:33

Ambasadorja e Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare, e konsideron  anëtarësimin e vendit në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s një sukses të rëndësishëm diplomatik.

Në një intervistën për “ATSH”-në, Kadare deklaroi se anëtarësimi në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027 tregon vlerësimin ndërkombëtar për kontributin e Shqipërisë në UNESCO dhe për politikën e saj të jashtme në përgjithësi.

Kadare nënvizoi se votimi i Shqipërisë dëshmon qartazi reputacionin pozitiv, influencën dhe besueshmërinë që vendi gëzon në arenën ndërkombëtare, si një partner serioz dhe konstruktiv.

Ambasadorja Kadare theksoi se kjo është hera e parë në historinë e UNESCO-s, që nga krijimi i Organizatës më 1945-n, që Rusia nuk arrin të zgjidhet në Bordin Ekzekutiv. (Fatosi)