Britania i akordon Policisë së Shtetit shqiptar Çmimin e Ekselencës 2023
2023-12-03 19:07:32

Nderimi i Policise se Shtetit (Foto Rtsh)

Nderimi i Policise se Shtetit (Foto Rtsh)

Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar i ka akorduar Policisë së Shtetit të Shqipërisë Çmimin e Ekselencës 2023, duke vlerësuar përpjekjet dhe burimet e vendosura në bashkëpunimin me operacionet ndërkombëtare, shkruan “RTSH”.

Ministri i Brendshëm shqiptar, Taulant Balla, deklaroi se lufta për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë Policisë së Shtetit do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit. 

“Forcimi i bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri, Interpol, Europol, Eurojust, Frontex, agjencitë e vendeve partnere dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”,- deklaroi ministri Balla. (Irma)