Presidenti Xi i dërgon një letër urimi Konferencës së Mirëkuptimit të Kinës (Guangzhou)
2023-12-02 16:18:28

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të shtunën një letër urimi Konferencës së Mirëkuptimit të Kinës 2023, e mbajtur në provincën Guangdong të Kinës Jugore.

Në letrën e tij, presidenti kinez vë në dukje se përballë një rimëkëmbjeje të dobët globale dhe konflikteve gjeopolitike, njerëzimi gjendet në një udhëkryq historik. Sipas tij, është edhe më e rëndësishme që vendet e ndryshme të punojnë së bashku për të përballuar sfidat globale, për të nxitur zhvillimin  përbashkët dhe për të përmirësuar mirëqenien e njerëzimit.

foto: VCG

foto: VCG

“Për të kuptuar Kinën, çelësi qëndron në të kuptuarit e modernizimit të silit kinez.” - shkruan Xi, duke shtuar se Kina po ndjek një zhvillim me cilësi të lartë përmes hapjes me standarde të larta. Sipas tij, Kina do të vazhdojë të krijojë një mjedis biznesi të nivelit botëror të orientuar nga tregu, të mbështetur nga një kuadër ligjor i shëndoshë dhe nga zgjerimi i hapjes institucionale në mënyrë të qëndrueshme.

Kina është e përkushtuar që të zgjerojë interesat e përshkëta me vendet e tjera dhe do të vijojë t'i ofrojë botës vrull dhe mundësi të reja rritjeje përmes zhvillimit të saj, shkruan Xi. Ai shpreson se pjesëmarrësit në konferencë do të japin kontributin e tyre në shkëmbimet dhe bashkëpunimin midis Kinës dhe pjesës tjetër të botës, për zhvillimin dhe prosperitetin e përgjithshëm dhe për ndërtimin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Konferenca u bashkëorganizua nga Instituti i Kinës për Strategjinë e Inovacionit dhe Zhvillimit, Instituti Popullor mbi Punët e Jashtme të Kinës dhe qeveria provinciale e Guangdongut. Aktiviteti u hap të shtunën në Guangzhou me temën "Përpjekjet e reja të Kinës mes të ndryshimeve të paprecedenta botërore - Zgjerimi i interesave të përgjithshme dhe ndërtimi i një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin". (Li Huailiang/Edmond)