Silvio Gonzato emërohet ambasador i BE-së në Shqipëri
2023-12-01 16:29:20

Foto ATSH

Silvio Gonzato do të jetë ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë. Emërimin e tij e bëri të ditur përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ndërsa njoftoi emrat e disa ambasadorëve të rinj të BE, të cilët do të caktohen në vendet vakante në misionet diplomatike të unionit, mes të cilëve edhe Shqipëria, shkruan “ATSH”.

Gonzato ka shërbyer më herët si zv.ambasador i BE-së në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. (Elona)