Lehtësohet lëvizja e shtetasve shqiptarë drejt SHBA-së dhe anasjelltas
2023-12-01 17:21:48

Marreveshja me SHBA-ne (Foto RTSH)

Ministria e Jashtme shqiptare njoftoi se tashmë shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit përpara udhëtimit.

Po ashtu, shtetasit shqiptarë që kthehen nga SHBA-ja drejt Shqipërisë mund të udhëtojnë edhe nëse pasaporta e tyre ka skaduar, duke lehtësuar kështu lëvizjen e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-së, shkruan “RTSH”.

Vendimi, u dakordësua gjatë takimit që Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, pati në Tiranë me përfaqësues të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, vendimi i cili e fut Shqipërinë në të ashtuquajturin “Grupi i Klubit 6-mujor”. (Elona)