Reshjet përmirësojnë situatën, rritet eksporti i energjisë
2023-11-30 15:37:57

Foto RTSH

Situata hidrike në kaskadën e Drinit, e ndihmuar edhe nga reshjet e javëve të fundit, vijon të jetë pozitive çka ka bërë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare të nxjerrë në treg të lirë tepricat e prodhuara.

Në njoftimin e fundit bëhet e ditur se janë shitur 14.400 megavat energji  me një çmim prej 117.35 Euro/MWh për një vlerë totale prej 1,69 milion euro.

Korporata ka mbyllur me dhjetëra procedura shitjeje duke arkëtuar rreth 50 milion euro përgjatë 2023-shit, bën të ditur “RTSH”.

Vitet e fundit për shkak edhe të krizës energjetike, çmimi për një megavat kaloi vlerën e 500 eurove.

Me qëllim reduktimin e rreziqeve që vijnë nga natyra por edhe si pasojë e konflikteve, qeveria shqiptare po punon për diversifikimin e burimeve alternative, si dielli dhe era, ndonëse mbetet ende e varur nga burimet hidrike. (Elona)