79-vjetori i Çlirimit, Begaj dhe Rama: Ditë kujtese dhe sakrifice
2023-11-30 14:35:29

Ceremonia në Varrezat e Dëshmorëve (Foto RTSH)

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kryeministri Edi Rama kanë nderuar të rënët për çlirimin e atdheut në Varrezat e Dëshmorëve.

 Në 79-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, Begaj dhe Rama vendosën kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”. Për kryeministrin  Rama, kjo është ditë kujtese e sakrificës sublime të mijëra të rinjve e të rejave që ranë heroikisht në emër të lirisë, citon “RTSH”.

Gjithashtu, në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe  personalitete të tjera politike të vendit, midis tyre kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkaq, më herët, kryeministri Rama shpërndau edhe një video të cilën e shoqëronte me urimin për çlirimin e vendit. (Elona)