Studimi: Shqipëria me rënien më të madhe në rajon të të rinjve deri në 24 vjeç
2023-11-30 17:11:12

Foto Panorama

Në vitin 1990, të rinjtë e moshës 0-24 vjeç përbënin 46.7 për qind të popullsisë së Shqipërisë, ndërsa në vitin 2020 ata përbënin vetëm 31 për qind të totalit.

Kjo ishte rënia më e fortë në krahasim me vendet e rajonit dhe vendet e tjera në zhvillim të Europës dhe Azisë Qendrore, thuhet në një studim të fundit nga Fondacioni Europian i Trajtimeve mbi tendencat më të fundit të punësimit dhe aftësive, citon “Panorama”.

Të dhënat e krahasuara në studim tregojnë se perspektiva e Shqipërisë në modelet e reja të punësimit është cenuar nga zhvillimet negative demografike.

I gjithë rajoni dhe Europa janë përfshirë në procesin e plakjes së popullsisë, por në Shqipëri kjo po ndodh më shpejt.

Burime të tjera të të dhënave tregojnë se rënia e grupeve të reja po krijohet nga prirjet e larta të emigracionit të të rinjve dhe rënia e lindjeve.

Faktorët e emigrimit kanë një ndikim të shumëfishtë, pasi largimet lënë pas një hendek në lindshmëri në periudhat e mëvonshme. Ketë e tregon edhe fakti se popullata shqiptare në emigrimin po pëson rritje vit pas viti dhe popullsia vendase është në trend rënie të qëndrueshme. (Elona)