Kina publikon pamjet e para me qartësi të lartë të Stacionit Hapësinor Kinez
2023-11-29 14:17:52

Kina publikoi pamjet e para me qartësi të lartë të Stacionit Hapësinor Kinez në një konferencë shtypi në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut të martën, sipas Agjencisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë të Kinës. 

Fotografitë u bënë nga ekuipazhi i "Shenzhou-16" kur anija e tyre kozmike fluturoi rreth stacionit hapësinor para se astronautët të ktheheshin në Tokë. Ato janë pamjet e para të konfigurimit të plotë të stacionit hapësinor me Tokën në sfond të marra nga Kina. 

Astronautët e anijes kozmike kineze "Shenzhou-16" Jing Haipeng, Zhu Yangzhu dhe Gui Haichao u kthyen në Tokë të sigurt më 31 tetor pas një misioni 154-ditor në stacionin hapësinor të vendit. Aktualisht ekuipazhi i "Shenzhou-17" gjendet në stacionin hapësinor.