Parada e Pavarësisë në Tiranë mblodhi përfaqësues nga të gjitha trevat shqipfolëse
2023-11-29 10:08:43

Kryebashkiaku i Tiranes (Foto Facebook Erion Veliaj)

Tirana u vesh kuqezi për Ditën e Flamurit, festë e cila mblodhi në kryeqytetin shqiptar përfaqësues nga të gjitha trevat shqipfolëse, për Paradën e Pavarësisë, një nismë e Bashkisë së Tiranës, me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Parada e Shqiptarëv, e cila mblodhi për herë të parë rreth 150 kryetarë bashkish dhe komunash nga trevat shqipfolëse, nisi nga sheshi “Nënë Tereza”, për të vijuar me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri te sheshi “Skënderbej”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se kjo ditë ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët nga mbarë bota. Ai uroi që degët e pemës së mbjellë para 111-vitesh, të mbledhura këtë 28 Nëntor në një trung të vetëm të lulëzojnë e të japin frytet në vitet e ardhshme, shkruan “ATSH”.

“Secili prej në këtë festë ka mundësi të takojë një prej kryetarëve që nuk e ka takuar më parë. Shpresoj që këto lidhje dhe ky raport të kenë mundësi të lulëzojnë dhe të lindin punë të mira e të mbara për gjithë komunitetet tona”,- deklaroi Veliaj.

Ai theksoi se beson se vizioni i Ismail Qemalit ka qenë që pema e kombit që i ka rrënjët në trojet shqiptar, nëse merr kujdesin e duhur, lulëzon.

“Tirana ka mbledhur të gjitha degët e asaj peme të para shumë viteve në një trung të vetëm në Shqipëri dhe uroj që kjo pemë të lulëzoj”, u shpreh Veliaj. (Irma)