Kërkimet në “Google”, shqiptarët të interesuar për punë dhe teknologjinë
2023-11-29 11:03:55

Foto Panorama

Për shqiptarët, motori i kërkimit “Google” është dritarja virtuale që hapet çdo ditë për njohuritë, lajmet, dhe kuriozitetet e tyre, shkruan “Panorama”.

Sipas “Google Trends”, në vitin 2023, kërkimet në “Google” nga Shqipëria kanë qenë të larmishme, por dy kryesojnë listën, ChatGpt, platforma e njohur e përdorimit të inteligjencës artificiale dhe kërkimet për punësim.

“Njoftime pune-marketing në Tiranë” ka tejkaluar edhe kërkimet për “kërkoj punë në Gjermani”.

Ditëve të fundit është rritur kërkimi mbi “Europian 2024”, duke marrë në konsideratë fitoret e njëpasnjëshme të kombëtares shqiptare të futbollit.

Po ashtu, nuk mungojnë as kërkimet për zhvillimet teknologjike, gastronomi lokale, ngjarjet më të rëndësishme globale dhe destinacione turistike. (Irma)