Dhuna ndaj grave, në një vit në Shqipëri mbi 4 mijë denoncime në polici
2023-11-27 17:06:12

Foto Rtsh

Nga janari deri më tani, statistikat flasin për 4067 raste të denoncuara në policitë e vendit. Nw statistikat e publikuara nga “RTSH”, në kuadwr tw Ditws Botwrore tw Dhunws kundwr Grave, bwhet e ditur se shifrat vazhdojnë të jenë në të njëjtin nivel në vitet e fundit. Nga këto raste 2687 janë pajisur me urdhër mbrojtje. Qyteti me denoncimet më të mëdha të dhunës është Tirana.

Në nivel global, vlerësohet se rreth 736 milionë gra, pothuajse një në tre, i janë nënshtruar dhunës fizike dhe ose seksuale nga partneri.

Raporti i publikuar nga OBSH-ja e rendit Shqipërinë të dytën pas Rumanisë sa i takon fenomenit të dhunës ndaj grave në Europën Qendrore.

Referuar shifrave, rezulton se 5% e grave shqiptare dhunohen.

Problem nuk mbetet vetëm dhuna, por edhe krime më të rënda ndaj grave. Gjatë vitit të kaluar nga krimi humbën jetën 12 gra. (Fatosi)